Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula, theksoi se PS nuk është e majtë, por sipas tij është më e djathtë se vetë partia kryesore e opozitës.
“PS për mua nuk është e majtë. Por e djathta që duhet të ishte e djathtë konservatore për familjen i ka pasur politikat më të majta se vetë PS. Unë për fat të mirë kam përjetuar ato situata. Atë shprehjen: e duam Shqipërinë si gjithë Europa, të gjithë bashkë studenteve të mi. Kanë qenë periudha të sinqerta. Kanë qenë ditë shumë të ftohta dhe merrnim kuti dhe shkrepëse për të bërë ndriçimin, siç ishte në atë kohë qyteti studenti.”, tha Sula.
Sula tha se kreu i PD, Sali Berisha nuk është një lider me parime të djathta pasi sipas tij, ligji i pronave 7501 është një tregues i qartë.
“Sali Berisha për ironi të fatit më datën 11 dhjetor ka prezantuar ka qenë ora 11 e pasdites e ka prezantuar Blendi Gonxhen bashkë me Arjan Manahasën djalin e prof.Murat Manahasë që ishte tek Universiteti Bujqësor, i cili tha që këtu kemi një doktor të shquar si Berisha.
Berisha s’ka se si të jetë i djathtë, mjafton të përmendësh vetëm një element ligji 7501 është guri i parë i shembjes të një shteti të së drejtës.
Të gjithë ish të përndjekurit dhe pronarët dhe të gjitha ato pronat që nuk i morën. Nuk kam asgjë me asnjë. Siç ndodhi në 1944-45’ që erdhën pushtuan të gjithë Tiranën i nxorën arkitektët e inxhinierët juristët zbritën nga malet dhe hyjnë nëpër shtëpitë ata partizanët.
Të gjithë pronarët e njëjta gjë ndodhi nga 90 që erdhën nga Veriu dhe nga Jugu dhe pushtuan pronat në Tiranë-Durrës në kurriz të pronarëve. Dua ta përsëris që mos lëvizin njerëzit por prona është e shenjtë. Pa pronën pa votën nuk ka shtet demokratik.”, shtoi ai.
