Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me operacionin ku u shkatërrua grupi kriminal ‘Rraja’. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se ky grup, akuzohet për trafik ndërkombëtar marijuan dhe kokaine.

Si pjesë e grupit u arrestua dhe djali i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, operonte në Mal të Zi-Turqi dhe vendet e BE.

Ndërkohë, janë 6 persona janë arrestuar sot nga 14 për të cilët u lëshua urdhër-arrest, disa të tjerë më herët për vepra të tjera penale dhe të tjerë në kërkim. Sakaq, janë ushtruar 14 kontrolle në banesa dhe biznese të personave të skeduar në këtë aksion.

Të arrestuar gjatë aksionit të sotëm:

Marvin Bushati

Agim Nina alias Lorenc Selmani

Sokol Qaja

Gazmir Rraja

Perparim Rraja

Rexhep Rraja

Zamir Aliaj

Të arrestuar më herët:

Islam Sefa

Jani Çavo

Aldo Gjini

Në kërkim:

Ervis Shuli

Në kërkim për vepra tjera trafik droge me Gjermaninë për disa episode:

Bujar Sefa

Hajdar Sefa

Vildan Baroku

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: