Policia kufitare e Kakavijës ka njoftuar sërish bllokim të aksit rrugore Kakavijë-Janinë. Bllokimi është për shkak të protestës së fermerëve në Greqi.
Fermerët prej më shumë se një jave kanë përshkallëzuar protestat duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.
Njoftohen se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
“Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.”, sqaron policia.
