Pas masës ndëshkimore të marrë ndaj deputetit të PD Klevis Balliu, kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka përjashtuar nga seanca edhe Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike Flamur Noka.

Noka është një nga demokratët që ka bllokuar vendin ku ulen ministrat, duke bllokuar zhvillimin e seancës normale. Në një moment ai shihet të lagë me ujë edhe një nga pjesëtarët e Gardës.

Peleshi ndërkohë ka hedhur në votim propozimin e Taulant Ballës që t1% kalohet direkt në votim për projektligjin, për sa kohë që seanca nuk është normale.

Opozita kërkon arrestimin e Belinda Ballukut dhe nxjerrjen e saj para drejtësisë, ose ndryshe sipas tyre nuk do të lejohet zhvillimi i një seance normale në Kuvend, ndà7rsa kjo është seanca e fundit plenare për këtë sesion.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb