Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka ngritur shqetësime serioze lidhur me projektin “Smart City”, i cili është prezantuar së fundmi nga kryeministri Edi Rama si një nismë pozitive për rritjen e sigurisë përmes vendosjes së mijëra kamerave të vëzhgimit në të gjithë Shqipërinë.
Në një reagim, Mediu thekson se, si vend demokratik, Shqipëria ka detyrim ligjor dhe kushtetues garantimin e privatësisë së qytetarëve, duke paralajmëruar se survejimi masiv nuk mund të justifikohet thjesht me pretendimin e luftës kundër krimit.
Sipas tij, një tjetër pikë kyçe është origjina e kompanive që propozojnë dhe zbatojnë këto investime. Mediu kërkon transparencë mbi faktin nëse këto kompani janë brenda standardeve të NATO-s dhe Bashkimit Europian, duke vënë në dukje se Shqipëria është ndër të paktat vende në rajon që nuk ka ende një ligj për “background check” të investimeve të huaja, një detyrim për BE-në dhe një standard i konsoliduar në SHBA përmes ligjit CFIUS.
Reagimi i plotë
Dje u përcoll në media si një lajm pozitiv ndërtimin e Smart City, duke vendosur me mijëra kamera vëzhgimi në gjithë Shqipërinë nën pretendimin e luftës kundër krimit dhe sigurisë.
1-Së pari duhet sqaruar se si vend demokratik garantimi i privatësisë së qytetarëve është detyrim ligjor dhe kushtetues.
2-Është shumë e rëndësishme të dihet se kush është origjina e kompanive që propozojnë investime të tilla dhe sa janë ato pro NATO dhe brënda standarteve të NATOs dhe Bashkimit Europian
3-Shqipëria është nga vëndet e vetme në rajon e cila nuk ka një ligj për background chek(kontrollin e të dhënavr) për investimet e huaja një detyrim ky për Be dhe një nga ligjet më të rëndësishme në SHBA sic është CIFIAUS law.
4-Tashmë ka një shqetësim për njënrrjet të tërë survejimi me kamera në sektorë dhe infrastrukturë kritike të cilat vinë nga vënde që janë ndesh me inzeresat e sigurisë sonë kombëtare dhe kanë detyri m ligjor ti japin të dhpbat e përfituar nga këto komapni nëpërmjet këtyre sistemeve shërbimeve të tyre të Inteligjencës.
5- Shqipëria ka tashmë një skandal me AKSH ku përvec korrupsionit është cënuar siguria kombëtare dhe siguria e informacionit të një vendi anëtar të NATOs.
6- Jo rrallë këto sisteme janë përdorur si mjete shantazhi dhe për më teoër në një vend si Shqipëria ku nuk respektohet as ligji as qytetari dhe ku të dhënat e qytetarëve i ka partia dhe grupet kriminale
7- Parlamenti dhe komisjoni i sigurisë duhet të kërkoj informacion dhe transparencë për të garantuar qytetarët dhe zabtimine detyrimeve si vend anëtar i NATOs dhe prespektiv për BE.
Duhet të kemi parasysh se në një vend si Shqipëria mundet:
-Cënohet Siguria Kibernetike
-Rrjetet e kamerave në kuadër të projekteve “smart city”:
• janë të lidhura me serverë të centralizuar,
• shpesh mbështeten te operatorë privatë,
• ruajnë sasi të mëdha të dhënash sensitive.
• hakerimi i transmetimeve live të videove,
• akses të huaj ose kriminal në të dhënat e mbikëqyrjes, AKSHI është një fakt tashmë
• manipulimin ose falsifikimin e pamjeve filmike, për interesa kriminale dhe politikr
• sulme ndaj infrastrukturës publike.
Të cilat mund të minojë sigurinë kombëtare, në vend që ta përforcojë atë.
Këto sisteme “smart city” ndërtohen nga kompani teknologjike të huaja, shpesh nga juridiksione që karakterizohen nga:
• mbrojtje e dobët e privatësisë,
• detyrime ligjore për ndarjen e informacionit me qeveritë e vendeve të tyre.
Shqetësimet kryesore përfshijnë:
• akses të fshehtë (“backdoor”) në sistem,
• nxjerrje ose transferim të paautorizuar të të dhënave,
• përdorim gjeopolitik të infrastrukturës kritike si mjet presioni.
Ndjenjë e Rreme Sigurie, sigurinë e garanton një shtet me institucione jo korruptuar dhe i pa influencuar dhe komtrolluar nga krimi, ku respektohen liritë dhe të drejtat e qytetarëve dhe kushtetuta dhe Pastaj kamerat.
Kamerat në hapësirat publike nuk synojnë vetëm persona të dyshuar — ato monitorojnë të gjithë:
lëvizjet e përditshme,lidhjet shoqërore,protestat,aktivitetet fetare ose politike.
