Prej vitesh, në Itali, Cristian Shpendi është një nga legjionarët më të lakuar, kjo për shkak të moshës së tij dhe talentit që nuk i mungon, por sulmuesi kuqezi nuk po arrin të bëjë hapin e madh në karrierë, të luajë në nivele të larta, në Serie A. Nga 2 janari, kohë kur hapet edhe merkato në Itali, emri i Shpendit pritet të jetë sërish prezent, por ndryshe nga se pritej, këtë herë interes për të ka shfaqur ekipi i Al-Sadd, skuadër që militon në Katar.

Emri i Shpendit ka përfunduar kaq larg për një arsye të thjeshtë pasi në krye të këtij ekipi është Roberto Mancini, ish trajneri i përfaqësues së Italisë. Sipas Sky Sport, Mancini kërkon një sulmues të ri gjatë merkatos së janarit për të zëvendësuar Roberto Firmino, me këtë të fundit që u dëmtua në Champions League aziatike. Sigurisht, nuk do të jetë e lehtë që Al-Sadd të marrë Shpendin, kjo pasi Cesena, skuadra e tij, është në garë për të siguruar një biletë për në Serie A sezonin e ardhshëm.

Shpendi
Shpendi

Në mes pa diskutim janë edhe shumë para, si për Shpendin ashtu edhe për klubin e Cesena-s. Në këtë rast përcaktues pritet të jetë pikërisht vullneti i lojtarit, këtë do të zgjedh Shpendi, paratë e sheikëve nga Katari apo të ndjek ëndrrën e tij për të luajtur në Serie A.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb