Pavol Szalai, drejtues i redaksisë së BE-Ballkan tek “Reporterët pa Kufij”, ka komentuar lirinë e medias në vendin tonë, ku është ndalur në sulmin e bërë ndaj News24 në gusht të vitit të kaluar.

Ai është shprehur se godinat e “Focus Media Group” u rrethuan nga policia, që bëri më tej edhe sekuestrimin e tyre.

Sipas tij, veprimet e marra nga autoritete nuk duhet të kishin këto përmasa, pasi gjithçka kishte në thelb vetëm një mosmarrëveshje në lidhje me pronësinë e godinës.

“Mund të përmend rastin e vjetshëm të Focus Media Group, të cilët u kapën nga policia u rrethua godina, pajisjet e tyre u sekuestruan nga policia dhe bëhej fjalë për një mosmarrëveshje pronësie. Masat, veprimet e marra nga autoritetet duhet të ishin në proporcion me veprën. Ka edhe raste të tjera të sekuestrimit të pa drejtë të materialeve të hetimit. Së fundmi është një tjetër çështje e madhe që është ndalimi i rrjetit social TikTok vitin e kaluar për 12 muaj me anë të një vendimi të qeverisë dhe tani vetëm para pak javësh doli vendimi i Gjykatës Kushtetuese që u shpreh se është shprehur liria e shprehjes. E kuptoj që ka pasur nevojë për të mbrojtur fëmijët, por nuk mund të përdorësh çekanin kur bëhet fjalë për të drejtat civile”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb