Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, deklaroi se lufta në Ukrainë ka krijuar “lidhje gjaku” mes Phenianit dhe Moskës, në një mesazh të Vitit të Ri drejtuar Presidentit rus Vladimir Putin. Sipas tij, viti 2025 përfaqëson një moment kyç në aleancën mes dy vendeve, e ndërtuar përmes bashkëluftimit në të njëjtat llogore.

Agjencia shtetërore KCNA raportoi se Kim iu referua vendosjes së mijëra ushtarëve të Koresë së Veriut në rajonin rus Kursk në gusht, duke theksuar se bashkëpunimi ushtarak është forcuar ndjeshëm. Gjatë një pritjeje më 13 dhjetor për Regjimentin e Inxhinierisë së Ushtrisë, Kim bëri të ditur se nëntë ushtarë koreano-veriorë u vranë gjatë një misioni 120-ditor në Rusi.

Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, Pheniani dhe Moska kanë thelluar bashkëpunimin ushtarak. Sipas Reuters, Koreja e Veriut ka furnizuar Rusinë me predha artilerie dhe raketa, ndërsa në këmbim ka marrë teknologji ushtarake, si dhe ndihmë ekonomike, ushqimore dhe energjetike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: