Një operacion policor kundër militantëve të dyshuar të Shtetit Islamik (ISIS) në provincën veriperëndimore turke të Yalovës u shndërrua në shkëmbim zjarri herët këtë mëngjes, duke lënë të vdekur dhe të plagosur.
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, bëri të ditur se gjatë operacionit forcat e policisë u qëlluan me armë zjarri. “Tre policë humbën jetën dhe nëntë të tjerë u plagosën, ndërsa gjashtë terroristë u neutralizuan,” deklaroi ai.
Operacioni u zhvillua pak pas mesnatës dhe kishte në shënjestër një lagje të caktuar në Yalovë. Sipas mediave turke, aksioni nuk u kufizua vetëm në këtë provincë, pasi policia kreu operacione të koordinuara edhe në 108 lokacione të tjera në gjithsej 15 rajone të vendit.
Yalova’da DEAŞ üyelerinin evi ateşe verdiği anların görüntüsü ortaya çıktı. pic.twitter.com/V4VBHbc09j
— Türkiye Duysun (@trduysun) December 29, 2025
Autoritetet turke nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme për identitetin e të dyshuarve apo për arrestime të mundshme, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.
Yalova’da DEAŞ operasyonu sırasında polise ateş açılması sonucu çatışma çıktı. 7 polis yaralandı.
Valilik, hastaneye kaldırılan polislerin hayati tehlikesinin bulunmadığını açıkladı. pic.twitter.com/kSduq2sN8p
— Yeni Şafak (@yenisafak) December 29, 2025
