Protestuesit në Vlorë kanë hedhur vezë dhe letra higjenike drejt Bashkisë, ndërsa kërkojnë furnizim me ujë të pijshëm, që është ndërprerë prej pesë ditësh.
Pasi tentua të hynin në godinën e Bashkisë por nuk arritën, banorët me shishe në duar janë drejtuar nga rruga kryesore, të cilët kanë paralajmëruar se do ta bllokojnë.
Protestuesit kanë shprehur revoltën e tyre ndaj mungesës së ujit, duke kërkuar një takim me kryetaren e Bashkisë, Brunilda Mersini, ndërsa kanë deklaruar se mungesa e ujit po u vështirëson jetën e përditshme. Ata u ulën këmbëkryq në rrugë në formë proteste duke u shprehur: Na kthyen në Mesjetë! U bëmë si në epokën e gurit!

