Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar në lidhje me protestën që mbajtën sot qytetarë të Vlorës, të cilët prej 5 ditësh janë pa ujë të pijshëm.

Ai tha në një dalje për mediat se qytetarët po përjetojnë padrejtësi të mëdha, ndërsa shtoi se protesta ishte dinjitoze.

“Përshëndes përzemërsisht qytetarët e Vlorës për protestën e tyre dinjitoze qytetare, për fibrën e tyre qytetare dhe për reagimin e fuqishëm. Ua zunë “galanë” në fyt zyrtarëve që ishin mbledhur të festonin me fondet e ujësjellësit. Ju përjetoni padrejtësitë më të mëdha. Uji nuk mungon vetëm në Vlorë, por në mbarë Shqipërinë. Arbitrariteti nuk ushtrohet vetëm në Vlorë, por në çdo skaj të këtij vendi. Për të shpëtuar, duhet zëri juaj dhe angazhimi juaj. Të përzëmë sa më parë këtë të keqe të madhe që i ka rënë Shqipërisë. PD dhe opozita angazhohen në betejën finale për largimin e organizatës kriminale që kryesohet nga Edi Rama.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: