Aksidentet kanë qenë të shumta këto ditë. Shkaqet kryesore kanë qenë shpejtësia e lartë dhe mos zbatimi i kodit rrugor kanë qenë dhe shkaqet kryesore.
Fatkeqësisht me nisjen e këtij viti tre të rinj humbën jetën në Tepelenë, dy persona kanë ndërruar jetë këtë mëngjes në Lezhë.
Këtë mëngjes një tjetër aksident ka ndodhur në rreth-rrotullimi ne Savrës. Dy mjete tip Benz janë përplasur në rreth-rrotullim.
Policia e qarkullimit rrugor ka dokumentuar ngjarjen ndërkohë që nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Një prej mjeteve që vinte nga aksi rrugor Berat Lushnje ka përplasur një mjet që vinte nga aksi Fier – Lushnje.
Sipas policisë së qarkullimit mos zbatimi i kodit rrugor për dhënie përparësive ka qenë shkaku i aksidentit që ka pasur vetëm dëme materiale.
