Xhemal Zhuku, i cili prej ditës së djeshme ishte shpallur i humbur, është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00, në afërsi të kthesës së Cerujes, në territorin e Bashkisë Klos.

Sipas burimeve, Zhuku kishte dalë nga banesa një ditë më parë për të kryer vizita me rastin e festave të Vitit të Ri.

Ai jetonte vetëm me bashkëshorten, ndërsa fëmijët i kishte në emigracion. Bashkëshortja ka deklaruar se kontakti i fundit me të ndjerin ka qenë rreth orës 14:30 të ditës së djeshme. Pas humbjes së kontakteve, ajo ka bërë menjëherë denoncim në polici.

Policia nisi kërkimet që prej ditës së djeshme, në bashkëpunim me familjarë dhe banorë të zonës, duke u fokusuar në fshatrat e Bashkisë Klos ku Xhemal Zhuku kishte qenë për vizita.

Trupi i pajetë u gjet mëngjesin e sotëm, ndërsa shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet 66-vjeçari ka tentuar të kalojë një përrua në zonë, por është marrë nga rrjedha e ujit, e cila e ka bashkuar më pas me lumin Mat.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: