Masat e rrepta të sigurisë rreth Parlamentit kanë krijuar situata të pazakonta edhe për vetë deputetët e mazhorancës, të cilët po bëjnë çmos për të shmangur përballjen me turmën e protestuesve.
Deputeti i Partisë Socialiste, Arkend Balla, ka tentuar të ndjekë një rrugë alternative duke kaluar përmes qendrës tregtare që ndodhet pranë Parlamentit për të mbërritur në seancë plenare.
Mirëpo, ky plan ka dështuar, pasi ka gjetur dyert e qendrës tregtare të mbyllura në kuadër të planeve të sigurisë.
I gjendur para dyerve të bllokuara, deputeti socialist është detyruar të kthehet pas. Ai është parë të qëndrojë ende në zonën përreth, në pritje të një mundësie tjetër për t’u futur brenda perimetrit të blinduar të Kuvendit.
