Një prej pronarëve që iu shkrumbua dyqani në magazinat e ‘5 majit’, deklaroi se zjarri ka ardhur nga panelet e dritave, ndërsa fajëson strukturat për ngjarjen. Ai tha për mediat se dëmi nga zjarri shkon rreth 200 milionë lekë.

Ndërkohë ai shtoi se biznesin se kishte të siguruar, pasi nuk plotësonte kriteret për t’u siguruar.

“Kam pasur dyqanin më të vogël, kam dëme rreth 200 milionë. Tregtoja veshmbathje. Goca kishte 2 dyqane. Ja llamarinat që na kanë vënë këtu. Nuk na i siguronin. U lidhën me bashkinë dhe ja. Dyqanet i kemi pasur pa sigurime. Me këtë ndërtim këtu nuk sigurohej, paguaja 570 mijë lekë. Vajza paguante rreth 1 mln. Nuk erdhi zjarri për fajin tonë, ka plasur te panelet. Ja këtu sipër. Shikoni kamerat, ose do t’i fshehin.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: