Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, analisti Shpend Gashi komentoi tryezën e opozitës e mbajtur ditën e sotme.
Gjatë intervistës, Gashi tha se është shumë e rëndësishme që Partia Demokratike të jetë e hapur, pasi në perceptimin publik për klasën drejtuese të PD është ideja se nuk mund ta sjellë dot ndryshimin.
“Qeveria tranzitore e kemi parë në 2017. Ndryshuan gjë këta ? Pra nëse do të krijosh frymë ajo krijohet duke e bërë tjetrin të ndjehet i dobishëm dhe ta gjejë veten tek dy. Me organizonin dhe lidershipin e PD nuk ka frymë, sepse nuk afrohen njerëzit. Në fund të ditës, njerëzit e njohin publik. Perceptim publik për klasën drejtuese të PD, është që këta nuk janë në vendin e duhur apo që nuk sjellin ndryshimin në rastin më të mirë. Pra nëse do të krijosh frymën hape shtëpinë tënde njëherë. Flori dhe unë kishim kaq kohë donin të flisnim”, tha ai.
Pyetje: Çfarë prodhoi tryeza opozitës?
Gashi: Zgjidhje nuk u dha sepse me një lule nuk vjen pranvera. Gjë pozitive është, por a do sjellë diçka? Kjo mbetet për t’u parë. Unë mendoj që ne jemi të dënuar për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të rrëzuar Ramën.
