Një incident është regjistruar pasditen e kësaj të diele në lagjen nr. 4 në Durrës, pranë zonës së Stacionit të Trenit, ku një pjesë suvaje është shkëputur nga fasada e një pallati të vjetër dhe ka rënë në rrugë.

Si pasojë e rënies së materialeve, është dëmtuar një automjet që ndodhej i parkuar pranë godinës. Pas incidentit, mjeti është larguar nga vendngjarja.

Menjëherë në zonë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe efektivët e policisë, të cilët kanë rrethuar perimetrin për të shmangur rrezikun për qytetarët dhe automjetet që lëvizin në atë segment.

Autoritetet pritet të kryejnë verifikime mbi gjendjen e fasadës së pallatit, për të parandaluar incidente të tjera të ngjashme që mund të rrezikojnë kalimtarët dhe banorët e zonës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb