Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit.
Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes përgjatë zonave luginore prezencë e mjegullës së dendur, si dhe ngrica të forta përgjatë akseve rrugore si rezultat temperaturave në vlera negative.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 8 m/sek, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
