Venezuela ka njoftuar lirimin e mbi 400 të burgosurve. Mes tyre edhe të dënuar politikë si edhe shtetas amerikanë. Qeveria Maduro ka një histori të gjatë të ndalimit të amerikanëve për të ushtruar presion politik mbi qeverinë e SHBA-së.

Të paktën pesë amerikanë ishin arrestuar në Venezuelë në muajt e fundit.

Presidenti i Parlamentit të Venezuelës, Jorge Rodriguez ka thënë se lirimi i të burgosurve është bërë javët e fundit në një proces të paraqitur nga qeveria si një gjest “paqeje”.

Megjithatë, organizatat e të drejtave të njeriut japin vlerësime më të ulëta për këtë situatë.

Sipas OJQ-së Foro Penal, e cila monitoron rastet e të ndaluarve që konsiderohen politikë, midis 60 dhe 70 personave ishin liruar që nga e marta, më 13 janar.

OJQ-të gjithashtu denoncojnë ngadalësinë e procesit, mungesën e transparencës dhe mospërputhjen e theksuar midis shifrave të publikuara nga autoritetet dhe atyre të verifikuara në terren.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: