Prej më shumë se një orë e gjysmë mijëra protestues kanë marshuar rrugëve të kryeqytetit, pas mbylljes së tubimit para Kryeministrisë.

Ndërkohë që ndodheshin nëafërsi të qendrës së Tiranës, masa kilometrike e protestuesve ka ndaluar papritur, duke lejuar të kalojë një ambulancë.

Gjatë tubimit janë dëgjuar thirrje të forta, mes tyre “Rama jepe dorëheqjen” dhe”Shqipëri e Re”, ndërsa pjesëmarrësit kanë theksuar vendosmërinë për të vijuar mobilizimin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb