Këngëtarja Britney Spears ka shkaktuar sërish reagime të forta në rrjetet sociale pas publikimit të një videoje të re në llogarinë e saj në Instagram. Videoja, me nota tejet sensuale, ka ngjallur entuziazëm te fansat e saj besnikë, por edhe shqetësim te një pjesë e publikut.
Në pamje, “princesha e popit” shfaqet duke kërcyer e veshur thuajse e zhveshur, me një bady të zi, ku pjesa e sipërme është transparente, duke lënë shumë pak vend për imagjinatën. Lëvizjet provokuese dhe twerk-u i saj kanë rikthyer debatin rreth gjendjes dhe zgjedhjeve të artistes.
Më herët, Spears kishte njoftuar se planifikon të tërhiqet nga turnetë brenda vendit për “arsye jashtëzakonisht të ndjeshme”. Megjithatë, ajo ka bërë të ditur se synon të udhëtojë jashtë Shteteve të Bashkuara “shumë shpejt”, së bashku me të paktën njërin nga djemtë e saj.
Postimi i fundit dëshmon edhe një herë se Britney Spears vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes publike, duke ndarë opinionin mes admirimit dhe shqetësimit.
