Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit sot në GJKKO në kuadër të respektimit të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’. Ashtu si për çdo herë, Berisha u prit me ovacione nga mbështetësit e tij, të cilët thërrisnin; Berisha, Berisha.
Teksa kjo është e hëna e tretë e muajit, Berisha u paraqit siç e përcakton procedura, ndërsa ndaj tij po hetohet për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Kujtojmë se kjo masë është në fuqi dhe për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.
