Biznesmeni Gentian Likaj është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, shihet biznesmeni, që ka hyrë në SPAK, në shoqërinë e avokatit të tij.

Emri i tij përmendet në dosjen e AKSH-t si një nga përfituesit e tenderëve të këtij institucioni.

Një ditë më parë u paraqit në SPAK edhe ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, në kuadër të masës ‘detyrim për t’u paraqitur’ e cila iu zbut me vendim të marrë nga Gjykata e Lartë, ndërsa GJKKO i pakti caktuar masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: