Kuvendi është përfshirë nga debate dhe tensione që në nisje të seancës.

Prania e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ka sjellë edhe protestës e deputetëve të opozitës, të cilët kanë theksuar se Balluku duhet të kishte dhënë dorëheqje dhe duhet të ishte përballur me drejtësinë.

Opozita e ka quajtur një provokim nga ana e mazhorancës. Gjatë fjalës së tij Gazment Bardhi theksoi se Balluku duhet t’i dorëzohet drejtësisë.

“Hiqjani imunitetin dhe dorëzojani drejtësisë”, tha Bardhi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: