Në vorbullën që shkaktoi deklarata e kryeministrit Edi Rama mbi vijimësinë e Radio Televizionin Shqiptar, Kuvendi i Shqipërisë ka prezantuar projektin për krijimin e një televizioni të vetin, i cili do të bashkëpunojë dhe me RTSH-në. Për krijimin e “dhomës mediatike” është parashikuar një investim prej 500 mijë eurosh me funksion të përhershëm qe do te transmetohet në kanalin RTSH Kuvend.
Kjo qendër e re mediatike do të ngrihet pranë Shërbimit të Informacionit dhe Dokumentacionit në Kuvend, dhe sipas dokumentit, parashikohet të luajë një rol të trefishtë;
-Informues, për të përcjellë në mënyrë transparente punën parlamentare për qytetarët.
-Analitik: për të shpjeguar proceset ligjvënëse, reformat dhe ndikimet e tyre.
-Edukues për të ndihmuar qytetarët të kuptojnë funksionet dhe rolin e Kuvendit.
Paraprakisht, puna është parashikuar të nisë me një staf minimal redaksie për prodhim të përmbajtjeve bazike: Transmetime live, kronika, intervista, bashkëpunim i plotë me RTSH-në, për transmetimin dhe arkivim të materialeve. Fondi i parashikuar do të investohet për studio televizive moderne, prodhim të plotë video dhe audio për Televizionin Parlamentar, dhe platformë publike televizive e Kuvendit, e integruar me shërbimet e inteligjencës artificiale.
Argumentimi i plotë:
Media Room-i është menduar të jetë një qendër e integruar multimediale brenda Kuvendit të Shqipërisë, e konceptuar si një “redaksi televizive” profesionale, që funksionon në mënyrë të përhershme dhe bashkëpunon ngushtë me RTSH-në për transmetimin në kanalin RTSH Kuvend.
Për këtë synohet të ngrihet një drejtori e re (Media-Room) pranë Shërbimit të Informacionit dhe Dokumentacionit, e cila të ketë rol të trefishtë:
* Informues: të përcjellë në mënyrë transparente punën parlamentare për qytetarët.
* Analitik: të shpjegojë proceset legjislative, reformat dhe ndikimet e tyre.
* Edukues: të ndihmojë qytetarët të kuptojnë funksionet dhe rolin e Kuvendit.
Fillimisht parashikohet të nisë puna me:
* Strukturë të reduktuar redaksie me staf minimal.
* Prodhim të përmbajtjeve bazike: transmetime live, kronika, intervista.
* Ngritjen e sistemit editorial, organizativ dhe rrjedhës së punës.
* Bashkëpunim i plotë me RTSH-në, për transmetim dhe arkivim të materialeve.
Qëllimi i programacionit televiziv të kanalit parlamentar është të ofrojë një pasqyrë të plotë, të strukturuar dhe të kuptueshme të veprimtarisë së Kuvendit për publikun e gjerë. Programet duhet të jenë të balancuara ndërmjet informimit të menjëhershëm, analizës së thelluar, edukimit qytetar dhe transparencës institucionale.
Ka dy komponentë kryesorë (1 dhe 2):
Studio televizive moderne
* Prodhim i plotë video/audio për TV Parlamentar.
* Arkivim dhe publikim online në kohë reale.
* Integrim i menjëhershëm me RTSH Kuvend dhe platformat sociale të Kuvendit.
Platformë publike televizive e Kuvendit, e integruar me shërbimet AI
* Transmetime Live dhe Multiplatformë: seanca plenare dhe mbledhje komisionesh, me komentim opsional, titrim dhe gjuhë të shenjave.
* Përmbledhje dhe analiza: kronika ditore dhe javore, përmbledhje tematike mbi çështje ligjvënëse dhe debate, të transmetuara në RTSH Kuvend, online dhe në rrjete sociale.
* Arkiv Digjital i Indeksuar.
* Shërbime për Media dhe Deputetë.
* Debate dhe Interaktivitet.
* Databazë Historike dhe Kulturë Parlamentare.
* Multimedia dhe Platforma Online.
MEDIA HUB
Media hub (ose mediaahub, siç përdoret shpesh në të folur) është një koncept që përshkruan një qendër të centralizuar ku prodhohet, menaxhohet dhe shpërndahet përmbajtje mediatike në forma të ndryshme, si televizion, video online, rrjete sociale, audio dhe tekst. Ideja kryesore është që informacioni dhe komunikimi të mos funksionojnë të ndara. Bazuar në raportime për planin e Kuvendit që propozon hapjen e një televizioni të tillë kjo ide duket se synon të krijojë një qendër redaksionale multimediale brenda institucionit të Kuvendit për prodhimin e lajmeve dhe materialeve mbi veprimtarinë e tij . “hub” dhe “media” përdoren për t’i dhënë idesë se ky kanal do të funksionojë si një qendër ku produkohet, organizohet dhe shpërndahet përmbajtje e përqendruar mbi punën e Parlamentit.
