Shpend Gashi, gazetar dhe drejtuesi i emisionit “Oponencë”, foli për zhvillimet politike në vend, duke komentuar edhe protestën e opozitës më 24 janar.

Në analizën e tij gjatë intervistës në News24, Gashi u shpreh se protesta nuk sjell diçka ndryshe, ndërsa e cilësoi protestën e 24 janarit një manifestim me fjalime.

‘Kjo nuk ishte protestë, por manifestim i një partie politike, me numra më të mëdhenj se ato të hënat, u bë sarkazëm, u mbajtën fjalimet… Çfarë solli protesta? Ju e hapët me fjalën e Berishës, se jemi në kilometrin e fundit, pra i paska lënë nafta. Tani mos dil të ankohesh, “policia na dhunoi”. Por çfarë prisnin këta? Eshtë protestë… Unë kam bërë kërkesë publike, bëj grevë zotëri. I kanë provuar shqiptarët, as Berisha nuk iku vetë në 21 janar, por iku me votë”, tha ai.

Gjithashtu Gashi shtoi se në protestë kemi parë persona që flasin gjithmonë aty dhe se nuk “bëjnë asgjë ndryshe” dhe se kryeministri Rama nuk rrëzohet me këto forma.

Nuk është protestë për të vetmen arsye sepse Rama vazhdon të jetë i njëjtë dhe më i fuqishëm. Sot flasim do dali vendimi i Ballukut apo ajo… Që PR i Partisë Demokratike është nul nuk ka nevojë për shumë mend, analfabet funksional kanë lidhje me PR sa ka lidhje kali me astrofizikën… “Kemi ikur nga ’91 doktor, dikush t’ja thotë doktor Berishës… Çfarë u bë në protestë, asgjë një vrimë në ujë… Edi Rama nuk rrëzohet më këto lloj formash…Le ta mendojmë se Rama është një “kancer” dhe si duhet të rrëzohet, vetëm me frymë. PD në këtë moment më duket si një makinë që ka 12 vite pa i bërë shërbime…Gjeneralët e Berishës bëjnë vetëm gafa, i fusin thika pas shpine vetes, vazhdojnë duke sulmuar vetëm opozitare. Paska luksin PD të përjashtojë njerëz apo vetë-përjashtohet. Kështu i ka ndodhur Salianjit. Por ai po kërkon 3 të drejta…

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb