Ndryshime në qeveri! Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të zhvilluar ditën e sotme, janë miratuar disa ndryshime në drejtimin e institucioneve dhe strukturave shtetërore.
BalkanWeb e njoftoi më herët, ndërsa është zbardhur edhe vendimi i Qeverisë për lirimin e Gent Gazhelit nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave. Gazheli shkon në një tjetër detyrë, atë të zv/ministrit të Mjedisit.
Ndërkohë, Besmir Beja emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganave, në vend të Gazhelit.
Më herët, Beja ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.
Sakaq, Gentian Kerri emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave.

Gentian Kerri ka qenën nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.
