Ajo çfarë është zbuluar në ditarin e një fëmije në Britani ka ngritur shqetësimin e prindërve, por edhe të ekspertëve.
“Skynews” ka sjellë rrëfimin e një nëne e cila është përballur me një situatë të vështirë të fëmijës së saj, duke rrëfyer se gjërat që ka parë dhe vizatimet e djalit e kanë tmerruar. Ajo shfleton me lot në sy bllokun e vizatimeve të djalit të saj adoleshent dhe tregon për skynews se vizatimet përshkruajnë thika, shiringa të mbushura me gjak, kryqe të kthyera përmbys si edhe trupa të shpërbërë.
Gjithashtu në to kishte edhe mbishkrime si: “Unë jam sociopat”, “unë ja Zot”; “ Dua vetëm të më duan”. Ekzistojnë gjithashtu edhe armë, pra një faqe me përmbajtje tejet shqetësuese.
Rakela tregoi se nuk e kishte kuptuar që djali i saj kishte hyrë në këtë botë të errët që kur ishte vetëm 13 vjeç, por ajo beson se i biri u bë viktimë i një manuali manipulimi online. Ajo i përcakton s grupe sadiste që synojnë kryesisht fëmijët dhe të rinjtë që i detyrojnë që të shfrytëzojnë edhe fëmijë të tjerë.
Materialet që përmbajnë vetëlëndim dhe abuzim seksual me fëmijë nuk shkëmbehen për para, por për status.
Është përshkruar si “monedhë sociale” në një raport të ri të ndarë ekskluzivisht me “Sky News “nga firma e riskut të inteligjencës Resolver, në partneritet me Fondacionin Molly Rose.
Për djalin e Rakelës kjo nisi shumë pa kuptuar dhe një një mënyrë tërësisht të zakonshme, duke luajtur lojëra.
“Ai nisi të luante Roblox jashtë një linje kur ishte 8 apo 9 vjeç duke u fiksuar pas kësaj loje, kjo e bëri që të ndahej edhe nga miqtë e tij. Më vonë ai gjeti një platformë tjetër “Discord”. Por unë gjithmonë mendoja se ai ishte i sigurt, por gradualisht gjërat nisën të ndryshonin. Nisi me një sjellje të vështirë dhe tërheqje por që mua më ngjasonte si një fazë e adoleshencës. Por kur I morën telefonin në shkollë, unë dhe bashkëshorti kontrolluam dhomën dhe ajo me të cilën u përballëm ishte e rëndë për ne”, ka rrëfyer ajo.
Ajo rrëfeu se në dhomën e djalit gjetën të fshehura, thika xhepi, thika që paloseshin, thika kuzhine… më tej ajo zbuloi edhe vetëlëndime në trupin e tij që dyshonte se ishin bërë për dikë, që më vonë zbuloi një tjetër model që quhej “Komin”. Nëna dyshonte se një person me të cilin ai komunikonte ishte nga Kroacia. Masat që jo mori bashkë me bashkëshortin ishte t’I hiqnin telefonin, më pak internet monitorim të mëtejshëm. Kjo më vonë solli edhe një përmirësim të situatës, por jo të menjëhershme sepse ende nuk ka arritur që të rrëfejë këtë gjendje të vështirë në të cilën u përfshi.
Sky News ka gjetur më shumë se 90 biseda në grup dhe kanale që lidhen me Com në Telegram, si dhe disa servera Discord të përdorur nga anëtarët.
Materiali sugjeron që, pavarësisht vëmendjes në rritje, anëtarët e Komit mbeten të angazhuar në një gamë të gjerë sjelljesh kriminale dhe vazhdojnë t’i diskutojnë ato në hapësira online të aksesueshme publikisht.
Disa grupe përqendrohen qartësisht kryesisht në krimin kibernetik, duke ofruar llogari të vjedhura transmetimi dhe të dhëna personale për shitje.
Të tjerë reklamojnë “shërbime swatting”, ku kriminelët telefonojnë me kërcënime të rreme ndaj shërbimeve të emergjencës, me shpresën për të provokuar reagime të rrezikshme të armatosura të policisë në shtëpi dhe shkolla.
