Kreu i PD Sali Berisha edhe këtë të enjte ka mbajtur konferencën me gazetarët në sallën “Azem Hajdari” në selinë e PD-së.

Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se skandale e qeverisë Rama nuk kanë fund, duke shtuar se opozita nuk do të ndalet në misionin e saj për të luftuar korrupsionin, ndërsa paralajmëroi se protesta e radhës do jetë më e fuqishme.

“Tronditës skandali i AKSHI-t. Mund të them se në sallat e tempullit të demokracisë, fantazma e kreut të organizatës kriminale, Edi Rama ishte më e përçmuara. Shqipëria e Edi Ramës, renditet si një nga diktaturat autoritare që bazohet në drogë. Krahas mbledhjeve ne grup apo fjalimeve, ne patëm edhe takim të rëndësishme me personalitet të asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës, ku gjetën mirëkuptim të plotë. Jehona e protestës ishte e fuqishme. Nga miqtë tanë pritej protestë e dytë, po me aq insistim sa pritet nga të gjithë opozitarët shqiptarë. Unë dënoj aktin puçist të Ramës, me të cilin ai për të mbrojtur veten e tij bllokoi Parlamentin dhe nuk lejoi shqyrtimin e dosjes. Qytetarët do flasin shumë shpejt dhe ne do informojmë për protestën më të fuqishme që ka njohur Tirana e Shqipëria. Ftoj opozitën dhe opozitarët të vazhdojmë këtë betejë deri në fund. Shpresa e vetme është opozita dhe ajo nuk  zhgënjejë”, tha Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb