Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama është në panik për dosjen ‘Balluku’ dhe ‘AKSHI’.
Berisha: Ne zgjedhim Tiranën për protestë, se aty janë hajdutët. Rrugë që shpartallohen deri me shirat e para, edhe pse janë inauguro tani. Kombin shqiptar e nxijnë ata që kanë përzënë nga Shqipëria 1.1 mln qytetarë në hapësirën e Shengen, ata që bëjnë pucc dhe marrin në dorë të gjithë pushtet. Unë sa u ktheva nga Asambleja Kombëtare e Strasburgut. Në historinë 7 vjeçare të asamblesë, Ramës i janë anuluar dreka dhe darka pune, pasi ka folur sikur të ishte djali i Enver Hoxhës, i Gadafit.
Rama është i tmerruar. Po bën gjithçka në botë, po shpenzon qindra mln, që të dalë nga rrethi i kuq. Por nuk del. Nuk shpëton dot nga lidhjet me kartelet e drogës, që janë evidentuar. Dosja Balluku dhe AKSHI, gur dhe plumb mbi shpatullat e trupit të Ramës, pasi janë dosja “Rama”. Nuk është dosja e Belindës dhe Mirlindës, por e Ramës dhe e Lindës së tij. Ndaj është në panik. Fjalës normale të një fermeri i përgjigjet me arrogancën e një hajduti, duke mos e lënë të flas.
