Kryetari i PD-së, Sali Berisha teksa u ndal te akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama për përfshirje të tij në skandalin Balluku, ai tha se kreu i qeverisë është i frikësuar nga ‘Lubia’.

Mes ironisë Berisha, duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në rrjetet sociale, tha se Rama do të ishte i gatshëm që t’i shkrinte plumb në vesh Lubisë.

“Po të mos ishte ky, fakt për të shpëtuar nga Lubia, Rama, do i shkrinte dhe një plumb në vesh. E patë si i merrej goja para saj në Divjakë. Se si e humbi direkt!”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb