Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj i është përgjigjur deklaratave të deputetit Edi Paloka, pasi ky i fundit në një intervistë në emisionin “Kjo Javë”, u shpreh se po bën lojën e Edi Ramës.
Sipas deputetit Paloka, Agron Shehaj pasi PD i shtriu dorën e bashkimit duke dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhjet lokale për bashkinë e Tiranës,”iu rrit mendja”.
Në reagimin e tij në Facebook, Shehaj ka nënvizuar se ka punuar për PD pa kushte, ndërsa thekson se kanë arritur deri në atë pikë sa manipuluan vota për të ndalur ndryshimin.
Më tej Shehaj thotë se Partia Mundësia dhe votuesit e partisë nuk i mbështesin më këto figura.
Reagimi:
Kam punuar dhe luftuar për Partinë Demokratike pa kushte. Kur te gjithë heshtnin kandidova për kryetar të PD-së përballë Lulzim Bashës për ta drejtuar PDne në mënyrë perëndimore. Arritën deri aty sa manipuluan votat e demokratëve për të ndaluar ndryshimin (e kanë pohuar vetë).
Unë, Partia Mundësia dhe votuesit tanë nuk i mbështesim më këto figura. Le të vazhdojnë sharjet, shpifjet dhe manipulimet! Nuk ka kthim pas! Duhet të shohim nga e ardhmja.
