Kryeministri britanik Keir Starmer ka urdhëruar hetim të plotë mbi lidhjet mes Jeffrey Epstein dhe Peter Mandelson. Gjithashtu ai ka deklaruar se duhet të përjashtohet nga Dhoma e Lordëve.

Starmer gjithashtu i dha ultimatum sekretarit të përgjithshëm të qeverisë së tij Cris Ëormald të shqyrtojë të gjitha informacionet në lidhje me kontaktet mes Mandelson dhe Epstein gjatë kohës së tij si ministër nga viti 2008 deri në vitin 2010.

Në një shkëmbim tjetër mesazhesh, të zbuluar nga Financial Times, Peter Mandelson duket se sugjeron që Epstein  t’i kërkojë kreut të JPMorgan të “ushtrojë presion” mbi kancelarin britanik për të ulur taksën mbi bonuset e bankierëve.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb