Autoritetet iraniane kanë urdhëruar mbylljen e një kafeneje në Teheran, pasi e akuzuan atë për organizimin e aktiviteteve që i cilësuan si “satanike” dhe në kundërshtim me normat e vendosura nga shteti.

Sipas mediave shtetërore iraniane, policia e hapësirave publike ndërhyri pas denoncimeve për aktivitetet që zhvilloheshin në ambientet e lokalit. Një video e publikuar nga brenda kafenesë tregon burra dhe gra të mbledhur rreth tavolinave gjatë një performance muzikore live, ndërsa disa prej tyre duartrokasin, filmojnë me telefona celularë dhe lëvizin në ritmin e muzikës.

Autoritetet pretenduan se lokali organizonte aktivitete të lidhura me muzikën perëndimore dhe krijonte hapësira për grupe që ata i përshkruajnë si “sekste të devijuara”, të frekuentuara kryesisht nga të rinjtë.

Në deklaratat zyrtare thuhet gjithashtu se klientët janë vërejtur duke kryer “lëvizje të çuditshme dhe të pazakonta”, çka sipas autoriteteve përbënte shkelje të rregullave publike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb