Të mbijetuara të abuzimeve nga Jeffrey Epstein, i dënuar për krime seksuale, kanë publikuar një mesazh emocional shërbimi publik (PSA), ku i bëjnë thirrje Kongresit amerikan të votojë për publikimin e plotë të të gjitha dosjeve që lidhen me çështjen Epstein.
Në klipin e shpërndarë këtë fundjavë nga organizata anti-trafikimit “World Without Exploitation”, gratë mbajnë në duar foto të kohës kur ishin adoleshente dhe ndajnë emocionet e tyre — disa prej tyre qajnë ndërsa flasin për dhimbjen dhe moshën kur takuan Epstein.
Ato theksuan se transparenca është thelbësore për drejtësinë, llogaridhënien dhe shërimin e viktimave. Mesazhi i tyre përmban thirrje për transparencë të plotë mbi dokumentet, duke theksuar se pas shumë administratash qeveritare, “sekretet ende janë në errësirë”. Kjo nismë vjen në prag të një votimi të Legjislaturës për çështjen e publikimit të plotë të dosjeve, një çështje që ka ndezur debat të gjerë politik dhe kërkesa të fuqishme për transparencë për vitet e abuzimit dhe mënyrën si u trajtua nga institucionet amerikane.
