Protesta e djeshme e opozitës u shoqërua me tension dhe përplasje mes mbështetësve të PD dhe policisë, që nisi menjëherë pas mbarimit të fjalës së kreut të PD, Sali Berisha.

Në emisionin “News24-Fundjavë”, drejtuesi i Departamentit “Brain Gain” Tedi Kopliku, ish-kandidatja e PD për deputete në qarkun e Shkodrës, Senada Mehmeti  dhe pedagogu Afrim Osmani, diskutuan për protestën e zhvilluar mbrëmjen e së premtes para Kryeministrisë, ku nuk munguan tensionet dhe përplasjet me policinë.

Mehmeti dhe Koplikun e cilësuan akt të paprecedentë ndërhyrjen e policisë, pasi në asnjë rast nuk pati shkak për të ushtruar dhunë ndaj protestuesve.

Drejtuesi i departamentit BrainGrain në PD, Tedi Kopliku, tha ndër të tjera se ishte dhe ai i dëmtuar gjatë protestës në këmbë, ndërsa e cilësoi si një akt të paramenduar dhunën e policisë.

“Policia u sul drejt protestueve, mora dhe unë dëmtim në këmbë, ata lëshuan bombolat e gazit. Ata ishin porositur për të ushtruar dhunë ndaj protestueve”, tha Kopliku.

Ish-kandidatja e PD për deputete në qarkun e Shkodrës, Senada Mehmeti tha se turma e policëve rrënbeu disa protestues duke i nxjerrë dhe i sprucojnë me spry djegës.

“Nuk është parë në asnjë vend të botës që lukunia e policëve të reagojë në këtë mënyrë”, tha Mehmeti.

Por pedagogu Afrim Osmani, kundërshtoi pretendimet e të rinjve demokratë për situatën e përsëritur në protesta, duke theksuar se ata që hedhin molotovë bëhen komandantë lagjesh e zonash që nesër kërkojnë shpërblim.

“E kam të jetuar e njohur shumë mirë që nga tranzicioni. Nuk dua të heq asgjë që policia duhet të jetë shumë profesionale. Por nuk mund ta kalojmë.

Të gjithë këto denoncime që bën opozita populli i di mirë, por duhet të dimë kush janë propozimet që ofrohen, në të gjitha nivelet, në arsim, shëndetësi e infrastrukturë?”, tha Osmani.

Senada Mehmeti: Akt i paprecedentë, turma e policëve rrënbeu disa protestues duke i nxjerrë dhe i sprucojnë me spry djegës. Nuk është parë në asnjë vend të botës që lukunia e policëve të reagojë në këtë mënyrë

Tedi Kopliku: Policia u sul drejt protestueve, mora dhe unë dëmtim në këmbë, ata lëshuan bombolat e gazit. Ata ishin porositur për të ushtruar dhunë ndaj protestueve.

Afrim Osmani: Duhet të jemi të vërtetë, policia është për të shërbyer në të gjithë nivelin e duhur të standardeve evropiane. Ata që hedhin molotovë bëhen komandantë lagjesh e zonash që nesër kërkojnë shpërblim. E kam të jetuar e njohur shumë mirë që nga tranzicioni. Nuk dua të heq asgjë që policia duhet të jetë shumë profesionale. Por nuk mund ta kalojmë.

Të gjithë këto denoncime që bën opozita populli i di mirë, po kush janë propozimet që ofrohen, në të gjitha nivelet, në arsim, shëndetësi e infrastrukturë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb