Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë sot një seancë maratonë deri në daljen me një vendim në lidhje me kërkesën e kryeministrit Edi Rama për shpalljen anti-Kushtetuese të masë së sigurisë për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut.
Ajo ka sqaruar skenarët që mund të rrjedhin nga vendimi i GJK sot.
Sipas gazetares, nëse Gjykata Kushtetuese vendos që të lërë në fuqi masën e sigurisë të pezullimit nga detyra, kjo afekton kërkesën e dorëzuar nga SPAK për heqjen e
imunitetit të Ballukut.
Kjo pasi sipas ligjit nuk mundet që ndaj një personi nuk mund të vendosen tre masa sigurie. Kjo do të detyronte Prokurorinë e Posaçme që të hiqte dorë nga një nga masat e vendosura ndaj ministres, pra “Pezullim nga detyra” ose “Pengim për daljen jashtë vendit”.
“Nëse GJK e konsideron anti kushtetuese pezullimit, dhe Balluku ka vetëm masën e pengimit për daljen jashtë vendit, kërkesa për arrestimin e Ballukut është legjitim”, raporton Lala.
