Kreu i PD Sali Berisha bëri thirrje që qytetarët t’i bashkohen masivisht protestës së thirrur nga opozita ditën e nesërme, në kryeqytet.

Berisha theksoi se qëllimi i kryeministri Rama nuk janë interesat e qytetarëve, por vetëm të mbrojë vjedhjet e veta dhe të “lubi” Ballukut.

“Kancelarja angela merkel dërgoi këtu drejtorin e përgjithshëm të policisë gjermane, dhe ai bëri një raport të shkëlqyer. Erdhi problemi i statusit kandidat, e njëjta gjë. Në nuk kërkonim lëmoshë dhe morën statusin kandidat që e bllokoi Rama me disa ligje. Procesi i integrimit ka synimit t’i bëjë shqiptarët, më të lirë më të sigurt.

Integrimi është synim kryesor po i bazuar në mëritë dhe jo në suksese imagjinare. Shqipëria sot është vend i dhunimit masiv të të drejtave të njeriut. Kush i mbushi burgjet? Burgjet i mbushi politika…Në këtë udhëtim ai do të shkelmojë në Bruksle interesat e cdo shqiptare dhe do mbrojë interesat e veta dhe Lubi Ballukut. Nesër është dita e qytetarëve, i ftoj nga mbarë Shqipëria, nga Tiranë në kryengritjen paqësore ti faktojmë Europës dhe botës se ne nuk mposhtemi kurrë nga një grusht hajdutësh”, tha Berisha.

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: