Në komunikimin e zhvilluar për mediat, kreu i PD Sali Berisha u pyet lidhur me rritjen e çmimit të bileta të urbanit për linjën e Kamzës, gjë e cila u miratua edhe me votat e PD.
Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se do ta shqyrtojë këtë problem, ndërsa nënvizoi se do të informohet për rastin në fjalë për të parë më pas se çfarë mund të bëhet.
“Ne do ta shqyrtojmë problemin, çfarë ka ndodhur jam informuar. Kompania ka ndërruar mjetet e transportit, i ka blerë më moderne, por ne do informohemi më mirë dhe do përgjigjemi”, theksoi Berisha.
