Kreu i PD ka përgënjeshtruar deklaratat e policisë se 7 efektivë u dëmtuan nga protesta e mbajtur dy ditë më parë nga PD.

Ai u shpreh se në spital nuk ndodhej asnjë polic i lënduar, ndërsa shtoi se fundi i kësaj qeverie do të vijnë nga të rinjtë.

“Këta janë mashtrues dhe për Edi Ramën janë në gjendje të bëjnë #do deklaratë dhe mashtrim. Janë në gjendje të pështyjnë mbi veten e tyre. Asnjë polic I plagosur. Shkova në urgjencë. Kishin dhënë komunikatën se janë 17 policë. Asnjë. Nxirrni një të plagosur, nxirrni një gërvishtje…përkundrazi I gjuajtët me plumba gome në kokë, kurse të rinjtë janë tmerri juaj, prisni se është fillimi ata do ju groposin ju…Prisni zemërimin etyre do merrni atë që meritoni nga rinjtë. Çfarë është kjo urrejtje? Keni mbushur qelitë me adoleshentë, ju urrejnë. RInia shqiptare është zgjuar dhe do t’ju fshijë ju sepse ju qëndroni në themelin e varfërimit të tyre”, tha Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb