VIDEO/ “Turfulloni në histeri kolektive, se jeni të kapur nga krimet tuaja”, Berisha: Në rend dite vetëm një pikë, dorëzoni mandatin e Belinda Ballukut!
12 Shkurt, 2026 11:22
Madhësia e tekstit:
Kreu i PD, Sali Berisha ka përdorur një gjuhë të ashpër në Kuvend duke akuzuar mazhorancën se janë të kapur nga krimet e kryera.
Ai ka kërkuar që në rendin e ditës sot në seancë të jetë vetëm heqja e imunitetit të Belinda Ballukut.
“Qytetarë, histeria kolektive është sindroma para agonisë së plotë. Ndaj janë në histeri kolektive sepse janë të gjithë me dorë, janë hajdutë sepse mbrojnë plaçkën që ju kanë marrë, ndaj lebetiten, shajnë e turfullojnë. Jeni të pa shpresë. Më 20 shkurt qytetarët do ju japin ju Lubira përgjigjen që meritoni.
Nuk mund të zhvilloni Parlament pa hequr imunitetin e Ballukut. O të kapur nga krimet tuaja. Rendi i Ditës sot është vetëm një, dorëzoni mandatin e Ballukut!”, tha ai.