Kreu i PD Sali Berisha, ka deklaruar se të dhënat e dala nga regjistrimet e kryera nga Ergys Agasit në zyrën e tij, dalin të dhëna për krime monstruoze dhe porosi vrasje.
Ai u shpreh se ka dijeni për të dhëna, por se nuk mund të flasë për të devijuar diskursin.
“Ato që ne dimë për AKSHI-n, për Mirlindën e AKSHI-t, Lindën e Surrelit, për baxhon e Ramës, Armand Frangut, ato janë maja e ajsbergut, cfarë dinë të tjerët falë deponimeve tronditëse të Geron Meçes dhe jo vetëm, sepse dalin edhe të tjerë të penduar që kanë bërë autopsinë, por autopsinë më të plotë të AKSHI-t ia ka bërë videoteka dhe fonoteka e Ergys Agasit, është një rezervuar krimesh monstruoze. Aty janë të regjistruar ministra,i Rama, gjyqtarë, prokurorë, zyrtarë të lartë. Janë lule ato që dëgjoni. Janë kryer vrasje me porosi, krime monstruoze, që të gjitha në funksion, të pasurimit dhe të fitimit të zgjedhjeve nga Edi Rama”, tha ai.
