Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar Ervin Salianji duke thënë se ish-deputeti nuk ka asnjë lidhje me PD.
I pyetur nga qytetarët gjatë bashkëbisedimit në rrjetet sociale, nëse mbështetësit e Bashës dhe Salianjit do të lejohen të votojnë në parti, Berisha theksoi se procesi i nisur me moton “Për një PD më të hapur, më të fortë, më të bashkuar” ka përfunduar dhe ka sjellë bashkimin e demokratëve mbi bazën e kontributit.
Megjithatë, ai bëri një ndarje, duke deklaruar se për Bashën dhe Salianjin, “nuk mund të bëhet fjalë”, pasi sipas tij ata janë “të përdorur në shkallë ekstreme nga Edi Rama” dhe “nuk kanë asgjë të përbashkët me PD-në”.
Bashkëbsedimi
Lorenc Hoxha: Po me demokratët e Lulzim Bashës, Ervin Salianjit, do të përjashtohen apo do të lejohen të votohen në parti?
Sali Berisha: Natyrisht, ne kaluam në proces, siç e dini ju, dhe ky proces u zhvillua me një moto: Për një PD më të hapur, më të fortë, më të bashkuar. Kjo ishte motoja jonë. Unë nuk dua të harxhoj kohën e atyre që na ndjekin, por kjo moto ishte e domosdoshme sepse ajo që ndodhi me ne, sigurisht krijoi një përçarje dhe mendoj se ky proces u finalizua. Mendoj se demokratët u bashkuan. Por përsëri mbi bazën e kontributit që kanë unë nuk ja mohoj asnjeriu.
Nuk bëhet fjalë këtu për Bashën dhe pasaardhësin e tij Salianji. Për këta nuk mund të bëhet fjalë se, këta janë fatkëqinj. Njerëz të përdorur në shkallë ekstreme nga Edi Rama.
Mund të thuash janë deshër të errësirës. E patë se çfarë bëri Dash Sula.
Këta janë një lloj Dash Sule me petkun e demokratit. Nuk kanë asgjë të përbashkët me PD-në, as njëri as tjetri.
