Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka bërë të ditur se gjatë një aktiviteti në Mynih është takuar me Richard Grenell, i Dërguar Special i Presidentit të SHBA për Misione të Posaçme.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balliu theksoi se e falënderoi Grenell për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë dhe për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

Reagimi i plotë:

Kënaqësi të takoja në një aktivitet në Mynih Richard Grenell, i cili aktualisht shërben si Dërguar Special i Presidentit të SHBA për Misione të Posaçme — një rol diplomatik strategjik në administratën amerikane.

Ai e njeh shumë mirë Shqipërinë dhe zhvillimet në vendin tonë, dhe pata mundësinë ta falënderoj personalisht për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë vendit tonë ndër vite, si dhe për angazhimin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb