Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja u shpreh i lumtur pas fitores 2-0 në derbin ndaj Tiranës.

“Fitorja në derbi ka adrenalinë tjetër, ekipi po përgjigjet, djemtë po vrapojnë, jam shumë i gëzuar. Është hera e dytë, jo hera e parë. Kam thënë që në fillim që grupi është ai që na çon përpara, përshëndes edhe drejtorin Agim Ibraimi. Kur po kërkonim lojtarë, donim ata që na përshtaten. Edhe pse Ibraimi kishte pak kohë, na solli lojtarët për të shtuar cilësitë që ne nuk i kishim në linjat anësore. Është merita e tij, faleminderit.

 

 

Pjesën e dytë e kishim menduar ndryshe, por terreni… Lojtarët tanë janë cilësorë, fusha bëri që të jemi disi të lexueshëm në pjesën e dytë dhe nuk morëm maksimumin. E kishim menduar të tillë, nuk është se Tirana na fitoi superioritetin, kemi më shumë cilësi se Tirana. Nëse Tirana do të luante me 3-5-2, atëherë mbrojtësit anësorë do të ishin të ngritur, por meqë ata luajtën ndryshe, i dëtyruam që të zbrisnin poshtë. Ne kontrolluam lojën, sidomos në pjesën e parë. Në pjesën e parë, terreni ishte për ne, kishim 2-3 raste të pastra, e kishim menduar të tillë, duke parë cilësitë e lojtarëve tanë dhe të atyre. Sulmuesit tanë janë më të shpejtë.

Skukën s’mund ta ndryshoja, për këto ndeshje duhet. Ka cilësi. Si kapiten ekipi bashkë me Muratajn duhet të sakrifikonin të dy. Skuka duhet të luante deri në fund, edhe nëse ishte lodhur të luante deri në fund derbin. 3 pikë larg Dinamos? Gëzim për të gjithë familjen e kuqe, ku ishim edhe në dhjetor, në luftë për vendin e katërt dhe trofeun e Kupës. Klubi është i shëndetshëm, ditë e mirë, gëzim i madh”, tha Kërnaja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb