Alvaro Arbeloa, trajneri i Real Madrid, para takimit të Champions ndaj Benficës, tha se skuadra do i marrë ndeshjet me radhë dhe do provojë të fitojë kompeticionin.
“Ne e dimë pritshmërinë e lartë me të cilën përballemi. Qëllimi është të fitojmë. Filozofia jonë është të luajmë shumë mirë futboll. Duhet të dish çfarë të bësh çdo minutë. Ne gjithmonë mendojmë për fitoren. Objektivi është të fitojmë Ligën e Kampionëve, por nuk ka asgjë për hakmarrje kundër Benfikës. Nëse e ftoj Murinjon, do të jetë për drekë. Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer. Gjithmonë i uroj më të mirën. Qëllimi im është të eliminoj Benfikën dhe pastaj Benfika le të fitojë gjithçka. Benfika është përmirësuar në aspektin e performancës individuale, por shpirti i saj do të jetë i ngjashëm me atë që ishte tre javë më parë, sepse lideri i tyre u tregon rrugën. Një ekip që do të jetë shumë konkurrues dhe intensiv.
Benfika nuk më habiti aspak, sepse e di se si janë të gjitha ekipet e Zhozes. Do të ishte e njëjta gjë edhe nëse do të luante me ekipin e të rinjve. Është një ndeshje e re, aspak si ajo e tre javëve më parë. U analizua dhe kaq. Edhe më parë kemi qenë të fortë. Ky është qëllimi për çdo trajner. Duhet të punosh shumë për t’i bërë gjërat mirë. Po i bëjmë gjërat mirë në përgjithësi, sepse është një përpjekje ekipore që përfshin dhjetë lojtarë. Lojtarët më pritën shumë mirë dhe po punojmë shumë mirë ditë pas dite me një qëllim të përbashkët: të fitojmë. Nuk mund të kërkoj më shumë prej tyre sesa ajo që kanë treguar deri më tani”,- tha ai.
