Një automjet tip “Golf” është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në rrethrrotullimin e rrugës Egnatia në Durrës.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton per BalkanWeb se mjeti ka qenë në lëvizje në momentin kur është përfshirë nga zjarri. Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve ka bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime. Në vendngjarje ndodhen edhe efektivë të policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të bërë zbardhjen e shkakut.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: