Numri i të vdekurve nga cikloni Gezani në Madagaskar ka arritur në 59.

Drejtoria Kombëtare për Menaxhimin e Rrezikut dhe Fatkeqësive Natyrore të Madagaskarit publikoi informacion në lidhje me këtë.

Cikloni “Gezani” përfshiu 25 rrethe në 5 rajone të vendit. 59 persona humbën jetën, 15 rezultuan të zhdukur dhe 804 u plagosën. Numri i përgjithshëm i viktimave tejkaloi 423 mijë persona”, thuhet në raport.

Qeveria e Madagaskarit ka shpallur nivel të kuq alarmi për shkak të afrimit të ri të ciklonit Gezani. Banorëve të pjesës jugperëndimore të vendit u është këshilluar të mos dalin nga shtëpitë e tyre dhe anijeve u është urdhëruar të qëndrojnë në port.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb