Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta gjatë aktivitetit të organizuar për Ditën e Evropës, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.
Rama, duke iu drejtuar Gonzatos dhe duke e ftuar atë që të ulej, kritikoi hapur organizatorët e ceremonisë në fjalë.
“Mendova se do të këndonim Silvio për këtë organizim, por jo! Ndaj të ftoj të ulesh. Mesa duket është ndonjë lëmsh i organizatorëve, meqë kanë venosur dy njerëz në podiume.”, tha Rama.
