Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që do të bëjë sot mbrojtjen e tij të fundit para Gjykatës së Hagës, deklaroi se Kosova dhe Serbia kanë qenë viktima të Sllobodan Millosheviçit.

Ai tha se i vetmi pushtet që ka pasur ka qenë vetëm zëri i tij.

“Kjo prokurori më thuri shumë lavde, më dha grada, pro e vërteta është tjetër. Nuk isha unë që e transportova rezistencën nga Perëndimi në Kosovë. Por iu bashkova asaj në Kosovë. Nuk isha unë që u masivizua UÇK-ja, por Millosheviçi, e ka thënë dhe Madeleine Albright. Citoj këtu një deklaratë të sajën; “UÇK nuk ishte shteti, por një organizim popullor që po mbrohej nga agresorët”. Fitorja e Kosovës ishte më shumë politike. Përëndimi na ndihmoi pasi e dinin se kush ishim dhe çfarë qëllimi kishim. Unë me asnjë çmim, në asnjë rrethanë nuk do të rrezikoja këtë aleancë me asgjë në botë. Ashtu do të rrezikoja vetë lirinë e Kosovës, ekzistencës tonë. Synimi ynë ishte paqja dhe jo lufta. Kur bota vendosi që të mblidhej në Rambuje, ne iu përgjigjëm ftesës së tyre. Gjatë procesit në Rambuje dhe Paris punuam si delegacion i Kosovës. Pranuam marrëveshjen e paqes, edhe pse s’i plotësonte kërkesat legjitime, por Kosova zgjodhi paqen dhe Serbia luftën dhe gjenocidin. I vetmi pushtet që kisha, ishte pushteti i zërit tim. E përdora zërin tim për të promovuar një shoqëri etnike, tolerante. Iu bëra thirrje serbëve lokalë që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të jetojnë me ne. Edhe ata dhe ne, ishim viktima të Millosheviçit. Kur në Kosovë po përhapeshin varre masive, mijëra qytetarë ishin marrë peng në serbi, ajo që po bëja mund të kishte pasoja fizike dhe elektorale. Por Kosova ishte më e rëndësishme se fati im personal. Pas hyrjes së NATO-s në Kosovë, kosovarët s’po luftonin por po festonin.”, pohoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb